Mourinhos i shkon në mendje një ide e pabesueshme

Manchester United vazhdojnë të mbeten të interesuar për të transferuar një mbrojtës gjatë këtij afati kalimtar, e që përfundon sot në ora 18:00.

Sport

09/08/2018 10:28

‘Djajtë e Kuq’ së fundi kanë hyrë në garë për të sjellë në ‘Old Trafford’ mbrojtësin e Chelsea, Kurt Zouma.

Mbrojtësi francez që është përballur me një lëndim të rëndë, sezonin e kaluar ishte pjesë e Stoke City.

Me Zouman, Jose Mourinho ka punuar te Chelsea, të cilit i ka dhënë jo pak hapësira.

Kujtojmë se Manchester United kanë qenë të interesuar edhe për Yerry Minan e Barcelonës dhe Jerome Boatengun e Bayernit, transferime këto që nuk u finalizuan./Lajmi.net/