Mourinhos i plotësohet dëshira

Trajnerit të Chelseas, Jose Mourinhos si duket i është plotësuar një dëshirë e madhe, e cila ishte që të takohet me PSG-n në Ligën e Kampionëve.

Sport

15/12/2014 13:53

Para se të hidhej shporti për fazën 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, Mourinho është pyetur nga gazetarët se me cilën skuadër dëshiron të jetë përballjë.

Ai u përgjigjë se dëshiron të takohet edhe një herë me skuadrën franceze, PSG-n.

Dhe, pikërisht kështu ndodhi. Blutë e Londrës janë shortuar përballë francezëve të drejtuar nga Laurent Blanc.

Ndeshja e parë do të luhet në Francë, ndërsa ajo e kthimit në Stamford Bridge. Vitin e kaluar skuadrat u ndeshën në çerekfinale, ku Chelsea u kualifikua për më tej.