Mourinho zgjidh problemet e mbrojtjes, transferon mbrojtësin e madh nga La Liga

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin, është synimi kryesor i Manchester United për afatin kalimtar të janarit.

Sport

16/11/2018 09:08

Manchester United është përballur me shumë probleme në fazën e mbrojtjes këtë sezon, dhe forcimi i këtij reparti shihet i domosdoshëm.

Trajneri portugez, Jose Mourinho, iu ka kërkuar drejtuesve të Manchester United të nisin bisedimet me Atletico Madrid, për transferimin e mbrojtësit nga Uruguai, Diego Godin.

‘StarSport’ bën të ditur se Ed Woodward tashmë ka pasur disa raunde bisedimesh të suksesshme me Atletico Madrid dhe është i bindur se do të josh 32 vjeçarin Godin që të transferohet në ‘Old Trafford’, përcjell ‘lajmi.net’.

Godin ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Atletico Madridin, dhe Wodward është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 20 milionë euro.

Në rast dështimi për të arritur marrëveshje me Godin, United do të tentojnë një goditje përfundimtare te Chelsea, për të transferuar anglezin Gary Cahill./Lajmi.net/