Mourinho zgjedh përforcimin e ri në Man Utd

Manchester United kërkon futbollistin e madh nga rivali i Premier League.

Sport

14/07/2018 10:18

Manchester United është duke punuar në angazhimin e përforcimeve për sezonin e ri.

Një prej pozitave që menaxheri Jose Mourinho dëshiron ta përforcojë është edhe qendra e mbrojtjes.

“Manchester Evening News” raporton se Mourinho kërkon një mbrojtës nga një skuadër rivale e Premierligës, përcjell “lajmi.net”.

Mourinho pëlqen mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld dhe ka bërë gati ofertë për transferimin e tij në Old Trafford. /Lajmi.net/