Mourinho zbulon një detaj interesant nga largimi i tij nga Real Madridi

Jose Mourinho është rikthyer të flas për kohën e tij te Real Madridi.

Sport

26/07/2017 19:04

Portugezi kishte drejtuar për tre sezone mbretërit, nga viti 2010 deri në vitin 2013, ku kishte fituar edhe një titull të La Ligas.

Mourinho ishte larguar nga Real Madridi për të marrë drejtimin e Chelsea, por për ta bërë këtë lëvizje, ai ka zbuluar se ka kërkuar nga skuadra mbretërore të lihet i lirë për t’u larguar.

“Të jem i sinqertë, në strukturën e Real Madridit kërkohej që unë të qëndroja”, ka deklaruar Mourinho.

“Është dashur që unë të kërkoj leje për largim. Por kjo gjë nuk besoj se do të ndodh te Manchester United, sepse nuk dua të largohem për një kohë të gjatë”./Lajmi.net/