Mourinho zbulon finalen e madhe të Kupës së Botës, por kush do ta fitojë atë?

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, bëri publike parashikimet e tij të fundit dhe përzgjodhi një finale Argjentinë-Portugali.

Sport

14/06/2018 16:45

Sipas “Lusos”, Kampionati Botëror i Rusisë, që nis sonte, në orën 17:00, me ndeshjen hapëse Rusi-Arabia Saudite, do të vendoset nga penalltitë.

Në videon më poshtë mund të ndiqni hap pas hapi parashikimet që bën “Special One”, që nga ndeshjet në grupe e deri te finalja e madhe, ku paralajmëron një përplasje mes dy yjeve të La Liga-s dhe futbollit botëror, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë një dekadë rivalitet mes tyre edhe për “Topin e Artë”, duke e fituar nga pesë herë secili.

Kujtojmë se Portugalia është fituesja e titullit në Kampionatin Europian të fundit, të luajtur në Francë, në vitin 2016, ndërsa Albiceleste mbërriti deri në finale të Botërorit të kaluar, luajtur në Brazil katër vite më parë, ku u mposht 1-0 nga Gjermania.