Mourinho zbulon çfarë i tha Fergusonit pas triumfit në Europa League

Jose Mourinho ka treguar se çka i ka thënë Sir Alex Fergusonit, pas triumfit të Manchester United në Europa League.

Sport

25/05/2017 19:14

Manchester United, arriti që pa shumë mund dhe me një lojë mirë të kontrolluar, të fitoi Europa Leaguen, duke mposhtur 2:0 Ajaxin, me golat e shënuara nga Paul Pogba dhe Henrik Mkhitaryan.

Ky ishte trofeu i vetëm i munguar në historinë e ‘djajve të kuq’, dhe ky sukses iu garanton pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për edicionin e radhës.

“Bëra shaka me Fergusonin, i thash se bëra pak punë për të”, ka deklaruar Mourinho për ‘Sky Italia’, përcjell lajmi.net.

Jose Mourinho me trofeun e Europa League
Jose Mourinho me trofeun e Europa League

“Sepse ne tani kemi të gjithë trofetë evropian, dhe unë e fitova atë që atij i mungonte”, ka shtuar portugezi.

Tifozët e United janë duke shpresuar që Jose Mourinho të jetë një pasardhës i denjë i Sir Alexit, për të rikthyer ditët e lavdishme në ‘Old Trafford’./Lajmi.net/