Mourinho vendos për Januzajn

Jose Mourinho do ta largojë Adnan Januzajn nga Manchester United pas emërimit në postin e menaxherit të skuadrës nga Old Trafford.

Merkato

24/05/2016 09:11

Pasi disa muajsh spekulime, Jose Mourinho pritet që të konfirmohet në krye të Manchester United për të zënë vendin e Van Gaal.

Ardhja e strategut portugez në Manchester nuk do të jetë aspak e këndshme për disa futbollistë që do t’i kap fshesa e largimeve.

“Special One” shquhet si një trajner që bënë shumë ndryshime në ekip, përcjell “Albeu.com”.

Në mesin e futbollistëve që ai ka kërkuar të largohen nga klubi është edhe mesfushori Adnan Januzaj.