Mourinho: Unë dhe Van Gaal jemi trajnerë të mëdhenj

Jose Mourinho e ka lavdëruar veten, duke thënë se është trajner i madh, njëjtë si Louis van Gaal, për të cilin po ashtu ka fjalë të mira.

Sport

20/07/2014 15:49

Jose Mourinho është treguar sërish i veçantë. Trajneri portugez e ka lavdëruar veten, duke thënë se është trajner i madh, së bashku me Louis van Gaalin, për të cilin po ashtu ka vetëm fjalë të mira, për dallim nga trajnerët tjerë, të cilët i ‘nguc’ vazhdimisht.

“Ne të dy, unë dhe Louis jemi trajnerë të mëdhenj. Ne jemi lindur për ta bërë këtë punë”, deklaroi ‘Special One’, i cili mezi pret të përballet me kolegun holandez në ndeshjen ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit e konsideron Van Gaalin, trajner i ri i United, si trajnerin më të mirë të Botërorit.