Mourinho tregon se kush do t’i gjuajë penalltitë te United pas mosmarrëveshjes Pogba – Sanchez

Jose Mournho ka folur për përplasjen mes Alexis Sanchez dhe Paul Pogbas në ndeshjen mes Manchester United dhe Leicester City.

Sport

11/08/2018 17:08

Manchester United e nisi me fitore sezonin e ri në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 Leicester Cityn në ‘Old Trafford’.

Ndeshja nisi shumë mirë për ‘Djajtë e Kuq’, që në minutën e dytë fituan një penallti.

Pas kësaj, Pogba dhe Sanchez diskutuan gjatë se kush duhet ta ekzekutojë atë, me francezin që nuk hoqi dorë, duke u treguar i saktë pastaj nga pika e bardhë.

Pas ndeshjes, Jose Mourinho nuk ka mundur të mos flas për këtë rast, duke thënë se Paul Pogba është ekzekutuesi i parë i penalltive.

“Pogba është ekzekutues shumë i mirë i penalltive, i pëlqen përgjegjësia dhe është zgjedhja e parë”, ka deklaruar Jose Mourinho.

“Sigurisht që në fushë kemi edhe një zgjedhje të dytë dhe të tretë, që aktivizohen në rast mos besimi ose për ndonjë arsye tjetër”./Lajmi.net/