Mourinho tregon se cili është trajneri më i dobët në histori të Premierligës

Frank De Boer është trajneri më i dobët në histori të Premierligës.

Sport

12/03/2018 16:13

Këto janë konstatimet e Jose Mourinhos, trajner të Manchester United.

Deri te ky debat, Mourinho ka ardhur pas formës së mirë që po kalon Rashford, që me dy gola ndaj Liverpoolit, ia dhuroi tre pikë shumë të rëndësishme ‘Djajve të Kuq’.

“Trajneri më i dobët në histori të Premierligës, Frank de Boer kishte thënë se nuk është mirë për Rashford të ketë një trajner si unë. Po nëse Marcus do të kishte një trajner si Frank, ai do të mësonte si të humbiste, sepse në shtatë ndeshje në Angli ai i humbi të shtatat”, ka deklaruar Mourinho./Lajmi.net/