Mourinho tregon se a do të ketë largime nga United në janar

Jose Mourinho këmbëngul se asnjë nga lojtarët e tij nuk ka kërkuar të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sport

08/12/2018 08:12

Manchester United duket se do të mbetet me këto forca të lojtarëve edhe pas afatit kalimtar të janarit.

Antonio Valencia , Andreas Pereira, Matteo Darmian, Phil Jones, Chris Smalling, Anthony Martial dhe James Wilson janë shtatë lojtarët që po hyjnë në muajt e fundit të kontratës me Manchester United.

Gjithashtu ka pasur thashetheme se nga ‘Old Trafford’ mund të largohen edhe Paul Pogba dhe Alexis Sanchez, dy yje që assesi nuk po arrin të gjejnë vetën duke punuar me Jose Mourinhon.

Pavarësisht gjithë kësaj situate, trajneri portugez nuk pret të ketë largime nga skuadra e tij.

“Jo”, u përgjigj Mourinho kur u pyet nëse ndokush nga lojtarët i kishte thënë se do të largohet.

“Askush nuk më pyeti, askush nga të gjithë”./Lajmi.net/