Mourinho tregon ditën kur të gjithë do të qajnë për këtë arsye

Jose Mourinho ka pranuar edhe një herë se është një tifoz i Lionel Messit.

Sport

28/10/2016 16:44

Edhe pse argjentinasin e ka pasur kundërshtarin më të madh në karrierën e tij si trajner, portugezi vazhdon të “dorëzohet” para madhështisë se pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Mourinho që tani drejton Unitedin, ka thënë se brenda pesë viteve Lionel Messi do t’i ketë 34 vite, duke lënë të kuptohet se epokës së tij do t’i vije fundi, dhe do të jetë një humbje e madhe për të gjithë.

“Brenda pesë viteve, Messi do të ketë 34 vite. Dhe të gjithë do të qajmë kur ai bën 34 vite”, ka deklaruar Mourinho, përcjell ‘Lajmi.net’.

Mourinho është përballur me Messin kur drejtonte Chelsean, Interin dhe Real Madridin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.