Mourinho transferon yllin e Real Madridit për 30 milionë euro

Mateo Kovacic, objektiv i Jose Mourinhos për transferim në Manchester United.

Sport

16/12/2017 12:43

Jose Mourinho kërkon një përforcim nga Real Madrid.

Menaxheri i Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit Mateo Kovacic.

E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se Mourinho kërkon yllin kroat në Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Madje, Special One është i gatshëm të paguajë deri në 30 milionë euro për blerjen e Kovacicit.

Ish mesfushori i Interit mund të jetë i interesuar të largohet nga Real Madrid pasi nuk zë vend në formacionin bazë të trajnerit Zinedine Zidane. /Lajmi.net/