Mourinho: Tifozët nuk më donin në Chelsea

Jose Mourinho ka mundur të mos ulej kurrë në bankinën e Chelsean, për shkak të tifozëve londinezë. Për ta zbuluar këtë prapaskenë kurioze është përkujdesur vetë trajneri portugez, i cili ka treguar se si në vitin 2004 tifozët e Blues ishin bërë bashkë kundër tij, në favor të Claudio Ranierit, në atë kohë menaxher i…

Sport

09/03/2014 22:20

Jose Mourinho ka mundur të mos ulej kurrë në bankinën e Chelsean, për shkak të tifozëve londinezë.

Për ta zbuluar këtë prapaskenë kurioze është përkujdesur vetë trajneri portugez, i cili ka treguar se si në vitin 2004 tifozët e Blues ishin bërë bashkë kundër tij, në favor të Claudio Ranierit, në atë kohë menaxher i klubit nga Stamford Bridge.

“Kisha ardhur në Stamford Bridge për ta shikuar ndeshjen Chelsea – Monaco dhe shtypi shkruante se unë mund të isha trajneri i ardhshëm”, kujton ‘Special One’.

“Isha duke i kaluar dyert për t’i marrë biletat e mia, kur dy persona mu afruan dhe më thanë: Nuk të duam këtu, e duam Ranierin”.

“Asistenti im preokupohej për sjelljen e tifozëve dhe unë i përgjigjesha se kjo ishte mënyra e duhur, sepse ishin duke e mbrojtur trajnerin e tyre dhe se një ditë do ta bënin ndoshta të njëjtën gjë edhe me ne”, përfundoi Mourinho.

Dhe, kështu ndodhi. Edhe pas largimit të Mourinhos nga Londra, tifozët e këndonin vazhdimisht emrin e tij, deri tek rikthimi i tij në Angli, pas eksperiencave në Inter dhe Real Madrid.