Mourinho telefonon Maiconin

Paraqitjet e mira të mbrojtësit të djathtë të Romës, Maicon i kanë rënë në sy menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho. Special One ka telefonuar brazilianin duke ia bërë me dije se e dëshiron në Stamford Bridge.

Sport

15/05/2014 10:29

Chelsea mund të jetë e interesuar për transferimin e mbrojtësit të djathtë të Romës, Maicon.

Sipas të përditshmes italiane Il Tempo, reprezentuesi brazilian është telefonuar nga menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, i cili e njoftoi se me dëshirë do ta transferonte në Londër gjatë afatit kalimtar të verës.

Mourinho e njeh mirë Maiconin pasi e kishte në skuadër, gjatë kohës sa drejtoi Interin.

Mbrojtësi brazilian iu bashkua Romës nga Manchester City në verën e vitit të kaluar dhe kaloi një stinor të mrekullueshëm me Giallorossët që përfunduan në pozitën e dytë në Serie A.

Ndërsa, Maicon me paraqitjet e tij të mira ka siguruar një ftesë nga selektori i Brazilit, Luiz Felipe Scolari për Kampionatin botëror në vendlindje.

Ndërsa, lojërat e mira duket se i kanë rënë në sy edhe Mourinhos.