Mourinho tek PSG? Portugezi takohet me presidentin e skuadrës

Paris Saint Germain është një nga skuadrat në të cilën Jose Mourinho mund të shërbejë në pozitën e trajnerit.

Sport

22/01/2019 23:20

Zërat për kalimin e Mourinhos tek PSG janë nxitur nga takimi i portugezit me presidentin e klubit francez.

Palët mësohet të jenë takuar gjatë vizitës së “Special One” në Katar, në vendin ku do të mbahet Kupa e Botës 2022, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Mourinho ishte kontaktuar edhe disa herë të tjera nga kampionët e Frances, mirëpo pa ndonjë sukses.

PSG aktualisht prijnë në Ligue 1 me 13 pikë më shumë se vendi i dytë, duke ndjekur kështu titullin e gjashtë radhazi.

Megjithatë, trajneri Thomas Tuchel mund të ndihet në presion, pasi një dështim i radhës në Ligën e Kampionëve nuk do të lë aspak shije të mirë. /Lajmi.net/