Mourinho te Reali, nëse ndodhë kjo gjë!

Jose Mourinho mund të rikthehet në krye të Real Madridit.

Sport

23/10/2018 16:18

Trajneri portugez, Jose Mourinho, mund t’i rikthehet në La Liga për të marrë drejtimin e Real Madridit, skuadër të cilën e ka stërvitur për tri sezone (2010/2013).

‘El Pais’ shkruan se Jose Mourinho është duke pritur që të shkarkohet nga Manchester United, për të marrë drejtimin e Real Madridit, përcjell ‘lajmi.net’.

Kjo media po ashtu raporton se gjatë ditëve të fundit ka pasur zhvillime dhe bisedime mes Real Madridit dhe Jose Mourinhos.

55 vjeçari portugez nuk është shprehur i gatshëm të jap dorëheqje nga pozicioni te Manchester United, sepse do t’i duhet të heq dorë nga një shumë e madhe parash./Lajmi.net/