Mourinho: Të përfundoja i dyti me Man Utd ishte arritja më e madhe e imja

Manchester United, nën udhëheqjen e Jose Mourinho kishin përfunduar sezonin 2017/18 si nënkampionë të Premierligës.

Sport

17/01/2019 20:15

Por, portugezi nuk arriti që sezonin ta nis ashtu si e përfundoi, dhe tashmë është shkarkuar nga pozita e trajnerit, pasi kishte regjistruar një nga startet më të dobëta në histori të kësaj skuadre.

Megjithatë, “The Special One” duket se nuk do ta harrojë asnjëherë atë që kishte arritur me Manchester United.

“Mund të them se një nga punët më të mira në karrierë ishte të përfundoja në  vendin e dytë me Manchester United në Premierligë” ka thënë fillimisht Mourinho, transmeton lajmi.net.

“E them këtë sepse njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodh në prapaskena. Dhe në disa raste, ne që jemi para kamerave i shohim gjërat nga perspektiva të tjera” ka thënë tutje Jose.

Mourinho filloi t’i acarojë marrëdhëniet me skuadrën qysh pas përfundimit të afatit kalimtar, ku nuk iu plotësua dëshira për transferimin e një qendër mbrojtësi.

Ai pastaj mori goditje të rënda edhe nga përplasja me Paul Pogba si dhe rezultatet e dobëta të skuadrës. /Lajmi.net/