Mourinho ‘tallet’ me Hazardin

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka thënë se ishte shumë i befasuar që Hazard shënoi gol me kokë, duke thënë se ai zakonisht kërcen me sytë e mbyllur.

Sport

13/12/2014 18:44

Mourinho u shpreh shumë i befasuar me golin e shënuar me kokë nga Hazard, duke thënë se ai zakonisht kërcen me sytë e mbyllur.

“Ne nuk luajtëm tmerrësisht mirë, por mjaftueshëm sa për të kontrolluar takimin dhe të jemi të qetë. Ishte një ndeshje e mirë, pra nuk ishte ndonjë performancë speciale”.

“Ne kemi luajtur mirë që nga gushti në të gjitha garat. Humbja në ndeshjen e fundit në Premier Ligë, nuk ka ndikuar në mentalitetin tonë”.

“Isha paksa i befasuar kur e pashë që Hazardi shënoi gol me kokë, pasi ai zakonisht kërcen me sytë e mbyllur”, përfundoi trajneri portugez deklaratën e tij pas takimit.