Mourinho synon ‘fitoren’ ndaj Barcelonës dhe PSG për përforcimin e ri

Jose Mourinho është i gatshëm ta rivalizojë Barcelonën dhe Paris Saint-Germain për blerjen e Frenkie de Jong nga Ajax Amsterdam.

Sport

22/09/2018 15:39

Man Utd ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie de Jong.

“Mirror” ka njoftuar se “Red Devils” dëshirojnë ta rivalizojnë Barcelonën dhe Paris Saint-Germain, për transferimin e tij në vitin 2019.

De Jong ishte objektiv i madh i klubit katalan gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, Jose Mourinho dëshiron t’i prishë planet e Barcelonës duke e sjellë yllin e ri holandez në Old Trafford. /Lajmi.net/