Mourinho shokon Unitedin, ja çfarë ka bërë PSG

‘Special One’ karefuzuar rinovimin me Manchester Unitedme një pretekst sipas tij.

Sport

16/11/2017 16:17

Portugezi u ka treguar drejtuesve të United, se pse nuk po rinovon.

Mourinho u ka bërë të ditur se është i përqendruar te puna me skuadrën, duke nënvizuar se dëshiron të përmirësojë më shumë ekipin dhe të fitojë të paktën një titull kampion në Angli gjatë kontratës që ka nënshkruar fillimisht me ‘Djajtë e Kuq’.

Kështu ka deklaruar trajneri portugez për gazetën Daily Mirror.

Kontrata e të cilit skadon në qershor të 2019.

Sipas shtypit anglez pas këti rrëfimi të Mourinhos mund të fshihet Paris Saint Germain, që ka shfaqur interes për portugezin.