Mourinho shkarkohet nga Man Utd, ja reagimi i Pogbas në Twitter

Paul Pogba ka postuar një mesazh enigmatik pas shkarkimit të menaxherit Jose Mourinho nga Manchester United.

Sport

18/12/2018 11:57

Jose Mourinho nuk është më menaxher i Manchester United.

Klubi nga Old Trafford e shkarkoi sot nga detyra trajnerin portugez pas rezultateve negative në periudhën e fundit.

Mesfushori Paul Pogba – një nga futbollistët me përplasjet publike më të shpeshta me Mourinhon gjatë këtij sezoni – ka bërë një mesazh enigmatik pas lajmit për shkarkimin e Mourinhos, transmeton lajmi.net.

“Caption this!”, shkroi Pogba për pjesëmarrjen e tij në një ngjarje promocionale të kompanisë së veshmbathjeve sportive “Adidas”.

Por, disa e kanë interpretuar edhe si një reagim për Mourinhon.

Pas pak minutash, Pogba e ka larguar postimin. /Lajmi.net/