Mourinho, shembull special

John Terry ka lavdëruar bashkimin që ka shfaqur Chelsea pas rikthimit të Jose Mourinhos në postin e menaxherit. Kapiteni i gjigantit londinez është rikthyer në qendër të mbrojtjes pas një stinori dëshpërues me Rafa Benitezin, edicionin e kaluar. Chelsea e ka nisur pozitivisht sezonin dhe është e pamposhtur pas tri ndeshjes. Terry thotë se ky…

Sport

12/09/2013 10:41

John Terry ka lavdëruar bashkimin që ka shfaqur Chelsea pas rikthimit të Jose Mourinhos në postin e menaxherit.

Kapiteni i gjigantit londinez është rikthyer në qendër të mbrojtjes pas një stinori dëshpërues me Rafa Benitezin, edicionin e kaluar.

Chelsea e ka nisur pozitivisht sezonin dhe është e pamposhtur pas tri ndeshjes. Terry thotë se ky bilanc është meritë e Mourinhos.

“Ne të gjithë ndihemi mirë fizikisht dhe kjo është ajo që sjell Jose”, deklaroi Terry për Daily Mirror para duelit me Evertonin të shtunën.

“Jemi ne kundër të gjithëve dhe mendoj se kjo është ajo që që kishte krijuar ai edhe gjatë periudhës së parë në klub, kurse e ka rikthyer tani”, shtoi Terry i cili si kapiten i Chelseat fitoi dy tituj të Premierligës gjatë aventurës së parë të Mourinhos në klub.

Ai beson se Special One mund të triumfojë sërish në krye të gjigantit londinez.

“Mënyra e punës së tij është e shkëlqyeshme dhe i bën futbollistët të duan të luajnë për të. Nëse ekziston një doracak i trajnerëve, ai do të plotësonte çdo kategori. Ne jemi të lumtur me rikthimin e tij. Ai është kthyer në shtëpi dhe të gjithë futbollistët ndihen njësoj. Shpresojmë që njohuria e tij rreth Premierligës ta bëjë dallimin në garë për titull”, përfundoi Terry.