Mourinho s’e përçau Realin
Aitor Karanka, ish asistent i Jose Mourinhos, insiston se trajneri portugez nuk e ka përçarë e as ndarë në dysh Real Madridin, në kohën kur e udhëhiqte atë.
Sport
Konsiderohet si njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në botë, por në Spanjë nuk ka lënë kujtime të mira.
Janë shumë njerëz që thonë se Jose Mourinho nuk e ka bërë maksimumin në kohën sa e udhëhoqi Real Madridin, duke e akuzuar atë se e ka përçarë dhe e ka ndarë në dysh ekipin.
Megjithatë, asistenti i tij në kohën kur ishte tek Los Blancos, Aitor Karanka, e përgënjeshtron një mundësi të tillë.
“Nuk mendoj se Mourinho e ka ndarë Realin. Ai vetëm është munduar ta bëjë gjënë më të mirë në një moment vendimtar”, ka thënë Karanka për “Marca”.
“Thihen shumë gjëra, e vërteta është se pothuajse të gjithë flasin mirë për Jose në intervista. Janë thënë gënjeshtra. Ozil, për shembull, në ndeshjen e fundit, ia ka dhuruar pikërisht Mourinhos fanellën e tij”, përfundoi Karanka.