Mourinho: Schwarzer largohet nga Chelsea

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka konfirmuar se portieri i skuadrës së tij, Mark Schwarzer do të largohet nga Stamford Bridge.

Sport

05/01/2015 11:10

Trajneri portugez i Chelseas, Jose Mourinho ka konfirmuar nga skuadra largimin e portierit të tij, Mark Schwarzer.

“Schwarzer ka qenë fantastik për skuadrën time. Ai do të na mungojë shumë. Sidoqoftë, i uroj të gjitha të mirat në jetë”, ishin fjlatë e Mourinhos.

Besohet se portieri australian karrierën e tij do ta vazhdojë te skuadra e Leicesterit ose te ajo e Tottenhamit.