Mourinho rrëfen për suksesin që e arriti te Interi

Jose Mourinho ka rrëfyer formulën e suksesit te Interi.

Sport

20/03/2017 18:20

Portugezi në sezonin 2010 bëri historinë te skuadra italiane, duke fituar në të gjitha garat, e më i rëndësishëm ishte titulli në Ligën e Kampionëve, që erdhi pas 45 viteve.

Në një intervistë për ‘France Football’, Mourinho tregon se si ka arritur ta bëjë gjithë grupin për vete, e cila fund u shndërrua në sukses.

“Ndonjëherë duhet përpjekur që të manipulojmë psikologjikisht grupin përmes medieve, sidomos për të krijuar një humor, por më e lehtë është kur bashkohesh me personalitete të forta, që shumë më lehtë e kuptojnë mesazhin”, deklaroi Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Në Inter, për shembull lojtarë si Materazzi, Cordoba, Ibrahimovic, Milito, Mota… të gjithë ishin të gatshëm të ndjekin filozofinë time”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6