Mourinho, rekordmen i Championsit

Jose Mourinho do ta shkruajë emrin e tij në histori të Ligës së Kampionëve të martën mbrëma. Portugezi do të bëhet trajneri i parë që i shijon tetë gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Sport

22/04/2014 11:15

Jose Mourinho ndoshta nuk e ka fituar shpesh trofeun e Ligës së Kampionëve, por ka qenë gjithmonë prezent deri në fund të këtij kompeticioni.

Trajneri portugez të martën mbrëma do ta regjistrojë një rekord të ri në këtë eveniment.

Në fakt, ‘Special One’ do të luajë me ekipet e tij për herë të tetë në gjysmëfinale të Championsit dhe një gjë të tillë nuk e kishte bërë askush më herët.

Deri tash, ai e mbante këtë rekord së bashku me ish menaxherin skocez, Sir Alex Ferguson, por sapo të fillojë ndeshja ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat, Mourinho do të jetë mbret i Championsit.

Portugezi e kishte arritur gjysmëfinalen një herë me Porton, një herë me Interin, tri herë me Real Madridin dhe tash, për herë të tretë me Chelsean.

Siç dihet, 51 vjeçari e ka fituar dy herë këtë kompeticion të rëndësishëm të futbollit, një Porton dhe Interin.