Mourinho refuzon Benfican

Jose Mourinho raportohet të ketë hedhur poshtë ofertën e skuadrës së Benficas.

Sport

06/01/2019 14:30

Ish trajneri i Manchester United, që ndryshe njihet si “Special One” ka shmangur një rikthim në Portugali.

Mourinho ka hedhur poshtë mundësinë që të kthehet në vendlindje për ta udhëhequr skuadrën e Benficas, raporton “Record”, transmeton lajmi.net.

55 vjeçari është shkarkuar nga Manchester Uniteed muajin e kaluar, pas një ecurie jot ë mirë të skuadrës, por që atëherë ka refuzuar ofertën për rikthimin në Primeira Liga.

Benfica gjithashtu ka ndarë rrugët me trajnerin e tyre që u solli dy tituj, Rui Vitoria. Ai ishte shkarkuar më herët gjatë këtij muaji pas disa rezultateve negative. /Lajmi.net/