Mourinho: Rashford është i paprekshëm

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford siç duket është i paprekshëm në skuadër.

Sport

16/12/2018 12:44

Lojtarët e United janë akuzuar nga trajneri këtë sezon për mungesë motivimi dhe përkushtimi, por duket se anglezi nuk bën pjesë në atë listë.

“Marcus është i paprekshëm. Ai jep absolutisht gjithçka dhe kjo është ajo çfarë e dallon nga të tjerët” ka thënë Mourinho për “MUTV”, transmeton lajmi.net.

“Jam gjithmonë i kënaqur ai gjithmonë luan në limitet e tij. Ai është fantastik sa i përket kontributit në skuadër” ka thënë tutje portugezi.

Me gjasë Rashford do të jetë startues edhe sot në super ndeshjen që Man Utd do ta zhvillojë kundër Liverpool, në “Anfield”. /Lajmi.net/