Mourinho pritet të shkarkohet

Roman Abramovich ka marrë vendim për ta shkarkuar Jose Mourinhon, raporton Sunday Mirror.

Sport

01/11/2015 08:47

Sipas këtij mediumi, pronari i Chelseat është duke e përgatitur dëmshpërblimin prej 9.5 milionë funtesh, që parashihet në kontratën e portugezit, në rast se ai shkarkohet.

Në kontratën e tij gjithashtu është një pikë sipas së cilës Chelsea duhet t’ia paguajë rrogën për 1 vit nëse largohet nga posti i menaxherit.

Mourinho dje deklaroi se nuk brengoset për të ardhmen e tij, përkundër rezultateve zhgënjyese.