Mourinho ‘prish’ planin e Barcelonës

Frenkie de Jong ka filluar të zgjojë interesim të madh nga top klube evropiane.

Sport

21/09/2018 11:46

Man Utd ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Ajaxit, Frenkie de Jong.

“Mirror” ka njoftuar se “Red Devils” dëshirojnë ta rivalizojnë Barcelonën, për transferimin e tij në vitin 2019.

De Jong ishte objektiv i madh i klubit katalan gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Por, Jose Mourinho dëshiron t’i prishë planet e Barcelonës duke e sjellë yllin e ri holandez në Old Trafford. /Lajmi.net/