Mourinho: Pogba, nëse ke problem bisedo me mua dhe jo në media

Jose Mourinho dhe Paul Pogba kanë një përplasje të re.

Sport

16/08/2018 09:49

Jose Mourinho ka këshilluar Paul Pogban që problemet i tij t’i diskutojë me të dhe jo para mediave.

Pogba u ankua se nëse shfaq publikisht telashet e tij në Manchester United do të gjobitej nga klubi.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur reagimi nga menaxheri, Mourinho.

“Nëse ke problem bisedo me mua dhe jo në media”, citohet Mourinho nga “The Sun”, si mesazh për Pogban, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Pogba e ka ftuar që nëse dëshiron të bisedojë me të duhet ta kontaktojë menaxherin e tij, Mino Raiola. /Lajmi.net/