Mourinho po ‘zbarkon’ në Serbi, do të befasoheni përse!

Pavarësisht se po konsiderohet si "një njeri i vdekur duke ecur" nga shumë njerëz, në lidhje me sigurinë e pozitës së tij në Manchester United, Jose Mourinho ende ka besimin e menaxhmentit të klubit anglez dhe gjithashtu do të udhëtojë për një mision për të vëzhguar disa lojtarë.

Merkato

10/10/2018 15:45

Sipas raporteve të “Daily Telegraph”,  Mourinho do të udhëtojë në Serbi për të parë dhe për të kontaktuar me Nikola Milenkoviç i Fiorentinës dhe ylli i Serie A, Sergej Milinkovic-Saviç.

Të dy lojtarët janë gjithashtu në radar të Juventusit dhe Mourinho po kërkon të përfitojë nga një kontakt i drejtpërdrejtë, përcjell “lajmi.net”.

Milenkoviç ka qenë shtylla kryesore e Fiorentinës këtë sezon, duke luajtur në të gjitha ndeshjet për 90 minuta dhe duke shënuar 2 gola.

Ndërkohë, Milinkoviç-Saviç pati një sezon fantastik 2017/18, por që tani po lufton të rikthehet sërish në formën më të lartë. Në 9 ndeshje në të gjitha garat për Lazion, lojtari ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim. /Lajmi.net/