Mourinho po tenton ta transferoj yllin e Serie A

Jose Mourinho po e kërkon që ta forcoj fazën defanzive në janar.

Merkato

22/10/2018 09:34

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me mbrojtësit që ka në skuadër, andaj dëshiron që ta transferoj edhe një mbrojtës.

Portugezi ka kërkuar nga Manchester United që ta transferoj mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkovic, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi serb është shikuar nga afër prej Mourinhos në ndeshjet e Ligës së Kombeve, andaj do të tentoj transferimin  tij në afatin e janarit. /Lajmi.net/