Mourinho përqafon Ozilin (Foto)

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka përqafuar ish-lojtarin e tij, Mesut Ozilin pas ndeshjes ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit të zhvilluar në Stamford Bridge.

Sport

05/10/2014 23:09

Chelsea arriti të mposhtë skuadrën e Arsenalit në ndeshjen e zhvilluar në Stamford Bridge me rezultat 2-0.

Golat në këtë takim u shënuan nga Eden Hazard dhe Diego Costa. Sidoqoftë, pas ndeshjes, Mourinho kishte një takim me Mesut Ozilin.

Ata zhvilluan një bisedë të vogël dhe më pas u përqafuan në shenjë respekt për kohë të mira të kaluara te skuadra e Real Madridit.