Mourinho për yllin kroat: Nuk është mjaftueshëm i mirë për të qenë pjesë e Unitedit

Ante Rebic nuk do të nënshkruajë me Manchester United.

Sport

30/07/2018 16:58

Pas paraqitjeve fantastike me Kroacinë në Kupën e Botës, ku arritën deri në finale, Ante Rebic ishte kthyer në dëshirën e shumë trajnerëve të skuadrave të Evropës për ta pasur në skuadër.

Gjatë gjithë asaj kohe, është spekuluar shumë për një transferim të tijin te Manchester United.

Por, media britanike ‘The Times’ ka zbuluar se anëtari i Eintracht Frankfurt, nuk do të lëvizë në drejtim të ‘Old Trafford’.

Sipas këtij mediumi, Jose Mourinho nuk e cilëson mjaftueshëm të mirë Rebicin për të qenë lojtar i Manchester United./Lajmi.net/