Mourinho parashikon çfarë mund të bëjnë Messi e Ronaldo në “Botërorin 2018”

Jose Mourinho ka parashikuar favoritët e Kampionatit botëror në Rusi.

Sport

02/06/2018 15:40

Jose Mourinho ka veçuar favoritët e tij për titull në Kampionatin botëror.

Menaxheri i Manchester United ka përmendur emrat e skuadrave që beson se mund të shfaqen si konkurrente për triumf në garën e madhe në Rusi.

“Mendoj se Argjentina dhe Portugalia mund të arrijnë rezultate të mira sepse Messi dhe Ronaldo janë të aftë të inspirojnë Kombëtaret e tyre përkatëse”, deklaroi Mourinho për “GQ”, përcjell “lajmi.net”.

“Ne e kemi fituar Evropianin më 2016, është një skuadër në gjendje të bëjë gjithçka. Pastaj është Brazili, Spanja. Por, nuk i dihet kurrë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/