Mourinho papritur në mënyrë indirekte lavdëron Guardiolan dhe Manchester Cityn

Shanset e Manchester United për të luftuar për titull në Premierligë, janë pothuajse zero.

Sport

02/04/2018 16:56

Skuadra e Pep Guardiolas ka një diferencë prej 16 pikë ndaj ‘Djajve të Kuq’, dhe me një fitore të mundshme në fundjavë mund të shpallet kampion në Premierligë, pikërisht me rezultat pozitiv ndaj rivalëve të tyre.

Jose Mourinho, edhe pse Pep Guardiolan e ka rivalin e tij më të madh, rivalitet ky i rritur dukshëm sa drejtonin Realin dhe Barcelonën, ka vendosur që në mënyrë indirekte të lëvdojë trajnerin spanjoll dhe skuadrën që drejton ai (Manchester Cityn).

“Kemi para një klub që praktikisht është e pamundur të ndiqet”, ka deklaruar Mourinho, tashmë i dorëzuar para Manchester Cityt dhe Pep Guardiolas.

“Jemi në vendin e dytë me 10 pikë më shumë se sezonin e kaluar dhe me më shumë gola të shënuara”.

“Sezonin e kaluar fituan tituj por përfunduam në vendin e gjashtë”./Lajmi.net/