Mourinho: Nuk ka rëndësi me kë takohemi në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Manchester United është i qetë para shortit të Ligës së Kampionëve.

Sport

16/12/2018 14:45

Ai ka thënë se nuk është i koncentruar se kush do të jetë kundërshtari i radhës për Man Utd në Ligën e Kampionëve.

“Ju shikoni para për të hënën, unë jo” ka thënë Mourinho për “MUTV”, transmeton lajmi.net.

“Me të vërtetë nuk është ndonjë gjë që më tërheq vëmendjen. Ne e dimë se të gjitha skuadrat janë të mira, edhe ato që kanë përfunduar grupin si të parat nuk janë të qeta” ka thënë portugezi.

Duket se “Special One” është i fokusuar vetëm në ndeshjen që luhet sot, atë kundër Liverpool.

Me gjithë presionin nga lojtarët dhe ish lojtarët, duket se Mourinho asnjëherë nuk e humb qetësinë e tij. /Lajmi.net/