“Mourinho nuk është as mbret dhe as gjeni”

Ish trajneri i Chelseat, Avram Grant, ka thumbuar me fjalë trajnerin e Manchester Unitedit, Jose Mourinho.

Sport

27/01/2017 23:48

Izraeliti ka dalë kundër medieve që ngritin lartë reputacioni e portugezit.

Grant ka deklaruar se Jose Mourinho nuk është as gjeni e as mbret, por një trajner i thjeshtë.

“Kam shumë respekt për Josen, por nuk më pëlqen që mediet thonë se ai është mbret i botës dhe gjeni. Ai nuk është kështu siç e paraqesin”, ka deklaruar 61 vjeçari, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6