Mourinho nuk e do Messin

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka përgënjeshtruar raportimet se është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

28/11/2014 18:16

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka mohuar spekulimet se është i interesuar për transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Blues janë përmendur si klubi favorit për të blerë yllin argjentinas në rast të largimit të tij nga Camp Nou në fund të këtij sezoni. Por, Mourinho ka insistuar se nuk është i interesuar për Messin.

“Reagimi im për botën e juaj, të mediave, është se keni ndryshuar aq shumë, sa që edhe bota jonë ka ndryshuar shumë”, deklaroi Mourinho në konferencë për shtyp.

“Dhe, mendoj se tani për tani, është shumë e lehtë që të qarkullojnë të pavërteta. Sigurisht se nuk është e vërtetë”, u shpreh ai.