Mourinho nuk dyshoi te Ronaldo

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se për asnjë moment nuk dyshoi se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid, pas lajmit për vazhdimin e kontratës së yllit portugez me gjigantin spanjoll, deri në vitin 2018. Mourinho dhe Ronaldo kaluan dy vjet së bashku në Santiago Bernabeu para largimit të strategut nga Setubal…

Sport

17/09/2013 11:08

Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë se për asnjë moment nuk dyshoi se Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Real Madrid, pas lajmit për vazhdimin e kontratës së yllit portugez me gjigantin spanjoll, deri në vitin 2018.

Mourinho dhe Ronaldo kaluan dy vjet së bashku në Santiago Bernabeu para largimit të strategut nga Setubal në fund të sezonit, dhe rikthimit të tij në Chelsea.

“Më duket natyrale. Kur një klub fantastik ka një futbollist fantastik, ndarja mes tyre nuk ka kuptim. Mendoj se Reali ka marrë vendimin e duhur duke ia vazhduar kontratën. Preferoj të mos i komentoj arsyet personale të Cristianos për vazhdimin e saj, por më duket normale për një futbollist që është në një klub si Real Madridi. Rezultati është i pritshëm”, deklaroi Mourinho për AS.

Për më tepër, Special One përjashtoi mundësinë e rikthimit të tij në Santiago Bernabeu.

“Nuk mendoj se do të kthehem në Real Madrid. Jam atje ku dua të jem, ku ndihem më i lumturi. Kurrë nuk do të largohem nga Chelsea për arsye personale, vetëm atëherë kur të gjithë janë të pajtimit se koha ime ka skaduar dhe është koha për të ndryshuar”, përfundoi ai.