Mourinho ngritet në këmbë për ta duartrokitur Gerrardin (Video)

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho ka treguar një respekt të madh për legjendën e Liverpoolit, Steven Gerrard, për të cilin është ngritur në këmbë dhe e ka duartrokitur gjatë takimit të sotëm në Stamford Bridge.

Sport

10/05/2015 21:25

Steven Gerrard ka zhvilluar ndeshjen e fundit në Stamford Bridge, në derbin që Liverpooli barazoi 1:1 me Chelsean.

Kapiteni i Liverpoolit në fund të sezonit, do të largohet nga Premierliga, duke marrë rrugë për në futbollin amerikan.

E, Brendan Rodgers, i rezervoi disa duartrokitje Gerrardit, duke e zëvendësuar. Gjatë daljes së tij nga fusha, mesfushori mori edhe duartrokitjet e Jose Mourinhos, dhe mijëra tifozëve Blu.

YouTube player