Mourinho në versionin e tij e jep mendimin për penalltinë e humbur të Messit

Jose Mourinho ka dhënë mendimin e tij për performancën e Argjentinës në Kupën e Botës.

Sport

17/06/2018 16:21

Argjentina nuk arriti të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë, duke luajtur 1:1 me Kombëtaren e Islandës, teksa Leo Messi ka dështuar të shënoi nga penalltia.

Trajneri i Manchester United ka komentuar ndeshjen Argjentinë – Islandë për televizionin rus RT.

“Kur humb një penallti në Kupën e Botës, në momentin kur ekipi juaj ka nevojë për një gol, kjo sigurisht që ndikon tek ju”, ka thënë Jose Mourinho, teksa fliste për momentin e keq të Messit.

“Edhe supermenët, super lojtarët janë njerëzorë, kanë ndjenja dhe dështimi i prekë edhe ata”.

“Ai u përpoq i vetëm kundër një lojtarit, kundër dy, kundër tre… por ishte e vështirë për të”./Lajmi.net/