Mourinho në PSG, Guardiola në United?

Dy prej trajnerëve më të suksesshëm në botën e futbollit, Jose Mourinho dhe Pep Guardiola mund të ndërrojnë ambient gjatë verës.

Sport

20/09/2015 08:34

Paris Saint-Germain janë të gatshëm t’ia ofrojnë Mourinhos postin e trajnerit, ndërsa United po e vështron situatën e Guardiolas te Bayern, kontrata e të cilit skadon këtë verë, raportojnë Sunday Express dhe Sunday Mirror

Mourinho nuk po kalon nëpër një start edhe aq të mirë me Chelsean dhe në rast se dështon të vazhdojë me rezultate pozitive pozita e tij si menaxher i londinezëve nuk është e sigurtë.

Ndryshe Van Gaal ka deklaruar se mund të largohet nga United kur t’i skadojë kontrata në vitin 2017 dhe Guardiola shihet si zëvendësim ideal për holandezin nga drejtuesit e Manchester United/