Mourinho në ‘përqafim’ me përforcimin e ri të Man Utd – Lajmi.net
Mourinho në ‘përqafim’ me përforcimin e ri të Man Utd
Autori: Lajmi.net Premier LeagueSport 15:34, 9 January 2018
Emri i fundit që është bindur për t’u bashkuar me ‘Red Devils’ është ai i brazilianit Lucas Moura.

Disa ikin, disa vijnë. Jose Mourinho nuk është asnjëherë i kënaqur nga merkato.

Me mendjen te Antoione Griezmann, që shihet si objektivi madhor për merkatron e verës, portugezi po kërkon të riparojë formacionin me disa lëvizje në merkaton e dimrit.

Emri i fundit që është bindur për t’u bashkuar me ‘Red Devils’ është ai i brazilianit Lucas Moura.

Talenti brazilian që pas mësymjes së Neymar e Mbappe në Paris ka mbetur në hije, po kërkon një vend titullari, që mund ti garantojë prezencën në kombëtaren e Brazilit në verën e këtij viti, transmeton “Top Channel”.

Sipas mediave britanike, Mourinho ka siguruar pëlqimin e vetë futbollistit, që nga ana tjetër është duke punuar me njerëzit e tij për të bindur klubin parizien që të lejojë transferimin e tij drejt Anglisë.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO