Mourinho ndihmon zbulimin e vrasësit

Një fotografi e Jose Mourinhos i rrethuar nga disa persona, është duke u shfrytëzuar nga policia për të gjetur vrasësin e Carmine Amorusos, më 5 mars të vitit 2006.

Sport

24/04/2014 16:27

Një fotografi e Jose Mourinhos mund t’i ndihmojë autoriteteve të zbulojnë një vrasës.

Një pamje e strategut portugez, i rrethuar nga disa persona, më 2006, gjatë kohës sa ishte në drejtim të Chelseas, është publikuar në ballinën e të përditshmes Roma.

Edhe pse kanë kaluar tetë vjet nga ajo kohë, njëri prej personave që paraqitet në fotografi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Carmine Amorusos, në zonën e Napolit, më 5 mars të vitit 2006.

Dhe, sipas mediave italiane policia është duke shfrytëzuar fotografinë e Mourinhos për të identifikuar vrasësin.

Mourinho shquhet si një prej trajnerëve më të mirë në botë, kurse tani duket se do të jetë i dobishëm edhe për policinë.