Mourinho mund të rikthehet në Real Madrid

Real Madrid janë të gatshëm për ta rikthyer Jose Mourinhon, sipas ish-presidentit të 'Los Blancos', Ramon Calderon.

Sport

01/11/2015 14:28

Jose Mourinho mund të rikthehet te Real Madridi nëse shkarkohet nga Chelsea, sipas Ramon Calderon, shkruan Independent.

“Në futboll rezultatet janë të rëndësishme. Chelsea janë në një pozitë që nuk është normale për ta dhe nuk e di se çfarë është duke menduar Abramovich. Situata e njejtë ishte edhe para disa vitesh dhe ai vendosi ta shkarkonte atë”, ka thënë Calderon.

“Nëse ai nuk është më në Chelsea mendoj se Florentino Perez do të ishte me të vërtetë i gatshëm për ta kthyer në Real Madrid”, ka thënë ish-presidenti i ‘Los Blancos.