Mourinho: Messi e Ronaldo më të mirët edhe pa Botëror

Gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për portalin e Yahoo, e cila e ka nominuar ambasador global të futbollit në vitin 2014, Jose Mourinho ka folur edhe për Lionel Messin, të cilin e kishte rival derisa e udhëhiqte Real Madridin, në tri sezonet që i kaloi në Santiago Bernabeu. “Është i madh, më i madhi.…

Sport

06/03/2014 22:30

Gjatë një interviste ekskluzive të dhënë për portalin e Yahoo, e cila e ka nominuar ambasador global të futbollit në vitin 2014, Jose Mourinho ka folur edhe për Lionel Messin, të cilin e kishte rival derisa e udhëhiqte Real Madridin, në tri sezonet që i kaloi në Santiago Bernabeu.

“Është i madh, më i madhi. Nuk mendoj se duhet të fitojë me Argjentinën, për të qenë i madh. Ai tashmë është i madh”, deklaroi trajneri portugez, i cili aktualisht po e udhëheq Chelsean, ku u kthye pas eksperiencës së lavdishme që e kishte në Londër në të kaluarën.

“I madh është edhe Cristiano Ronaldo. As ai nuk ka nevojë ta fitojë Botërorin, për të qenë më i miri në botë. Natyrisht, Maradona, Zidane, Ronaldo e Rivaldo, e kanë fituar dhe natyrisht se shpresoj që këtë ta bëjë edhe CR7”, përfundoi ‘Special One’.

Deri tash, as Messi e as Ronaldo, dy futbollistët më të mirë në botë të momentit, nuk e kanë shijuar ende triumfin në Botëror.

Mourinho nuk e ka fshehur dëshirën e tij që në të ardhmen ta udhëheq Përfaqësuesen e Portugalisë.

Natyrisht, edhe ai do të donte të shpallet kampion i botës me një Kombëtare, pas karrierës së suksesshme me secilin klub që e drejtoi.